SYRI TV/ Revoltë në burgun e Fierit? Dhunohet shefi i burgut dhe disa policë

14:18, 01/05/2024
A+ Aa A-

Dhunohet shefi i edukimit në burgun e Fierit dhe disa efektivë të këtij institucioni. Lajmi është denoncuar nga lideri i opozitës Sali Berisha, i cili, bazuar në mesazhin e një qytetari dixhital thekson se institucionet po mbajnë të fshehur revoltën e të burgosurve për keqmenaxhimin e amnistisë. Lajmi i mbajtur i fshehtë nga institucionet ka ndodhur më 29 prill, ndërsa vetë i dhunuari, nga spitali ku është shtruar ka deklaruar se nuk mban mend asgjë çfarë ka ndodhur. Ndërkohë policia reagoi vetëm pas publikimit të lajmit.

Nga SYRI TV

Plagoset shefi i edukimit në burgun e Fierit, Nazmi Doko, i cili për shkak të plagëve të marra dyshohet se për disa ditë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Ngjarja ka ndodhur që prej 29 prillit, kur pas dhunës së ushtruar Doko është paraqitur në spital pa ndjenja për ndihmë mjekësore. Por kjo plagosje nuk është raportuar nga policia deri ditën e sotme, kur me anë të një denoncimi në rrjetet sociale, lideri i opozitës Sali Berisha, publikoi denoncimin e një qytetari dixhital.

Sali Berisha{ “Revoltë në burgun e Fierit! Në koma shefi i edukimit në burgun e Fierit! Disa policë plagosen nga të burgosurit. Ngjarja mbahet sekret si në shpellat e mafies!”

Më tej kryedemokrati Berisha ka publikuar të plotë edhe denoncimin e këtij qytetari.

“Qytetari dixhital

Më japin një informacion, për një ngjarje në burgun e Fierit. Shefin e edukimit në këtë burg Nazmi Doko, e kanë goditur me sende të forta dhe ka qenë në spital në gjendje kome, deri sot. Sot ka dalë nga koma dhe është në spital siç dhe disa policë janë rrahur nga të burgosurit gjatë ditëve të amnistisë, për mënyrën se si i kanë trajtuar nga ana shkresore për përfitimet. Deri tani nuk kanë dhënë asnjë lajm edhe mediat e mbajnë të fshehtë dhe nuk japin informacion për goditjen e shefit të edukimit; e kanë goditur në rrugë.”

Pas denoncimit, SYRI TV kontaktoi me institucionet respektive,  ku pas territ disaditor, konfirmohet dhunimi i nënkomisarit Nazmi Doko.

Sipas burimeve nga Drejtoria e Burgjeve, Doko është dhunuar në hyrjen e pallatit të tij në lagjen 1 Maj në Fier. Por ndërsa konfirmohet dhunimi i Dokos, këto institucione nuk japin informacione për rebelimin e të burgosurve në Fier. Dyshime të forta ngrihen edhe për faktin, se i dhunuar Nazmi Doko, ka deklaruar para punonjësve të policisë se nuk mban mend asgjë çfarë ka ndodhur.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit tregohet më hermetike për dhënien e informacioneve për këtë ngjarje të rëndë, ku sipas burimeve të pakonfirmuara, Doko nuk ka bërë as kallëzim penal.

Policia e Shtetit reagoi vetëm pas publikimit të lajmit në orët e para të pasdites së 1 majit. Ajo tha se 64-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, teksa ende nuk ka identifikuar autorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco