Të dehur në timon, shoferët në Tiranë tentojnë të korruptojnë policinë me paraanga 66-vjeçari italian

Të dehur në timon, shoferët në Tiranë tentojnë të korruptojnë policinë me paraanga 66-vjeçari italian

12:17, 22/04/2024
A+ Aa A-

Dy persona janë kapur nga policia e Tiranës teksa drejtonin automjetet përkatëse në gjendje të dehur. Mësohet se ata kanë tentuar që të korruptojnë policinë, duke i ofruar para, në mënyrë që t’i shpëtonin ndëshkimit. Si pasojë, kanë përfunduar në prangat e tyre.

“55 vjeç, banues në Tiranë, dhe 42 vjeç, banues në Mirditë, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjor, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar shuma parash”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco