Bie në kontakt me rrymën elektrike, lëndohet 50-vjeçari në Bulqizë

Bie në kontakt me rrymën elektrike, lëndohet 50-vjeçari në Bulqizë

15:23, 28/03/2024
A+ Aa A-

Një elektriçist në moshën 50-vjeçare është lënduar pasi ka ra në kontakt me energjinë elektrike ndërsa ishte duke riparuar një linjë elektrike.

“Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar”-njofton policia.

50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco