SYRI TV/ Konfuzion te fermerët për subvencionin, kaos në Korçë, Fier e Lushnje

15:37, 27/03/2024
A+ Aa A-

Radhe të gjata dhe kaos kanë krijuar fermerët në zyrat e drejtorisë së Bujqësisë, në Korçë, Fier dhe Lushnje, për të aplikuar për subvencion. Ata shprehen se këtë vit ka disa ndryshime dhe shpresojnë që ky subvencion të mbulojë kostot e prodhimeve të tyre. Ndërkohë që fermerë kanë kohë deri në 19 prill për të plotësuar dokumentacionin për aplikimin e subvencionit.

Syri tv

Fermerët janë dyndur  duke pritur edhe ne radhe për të aplikuar për subvencione. Radhë të gjata janë krijuar në zyrat e Agjencisë Rajonale të Bujqësisë, në Lushnjë, Fier dhe ne Korçë.

Qindra fermerë e blegtorë jo vetëm nga zonat afër Fierit dhe Mallakastrës por edhe nga zonat më të thella kanë pritur në radhë për të plotësuar dokumentacionin për subvencionin. Ata shpresojnë që këtë vit të marrin aq sa të mbulojnë kostot e prodhimeve.

Radhët e gjata për subvencione nuk kanë munguar as në drejtorinë rajonale të Korçës. Skemat mbështetëse këtë vit vijnë me risi te cilat kane krijuar konfuzion te disa fermerë të cilëve do tu duhet të qëndrojnë në radhe për plotësimin e dokumentacionit.

Fermerët në Lushnje shprehen se këtë vit procedurat kanë ndryshuar, teksa shpresojnë që të marrin subvencionin, pasi ai i një viti më parë nuk u mbuloi as shpenzimet që kishin harxhuar. 

Ndërkohë që Drejtori i Agjencia Rajonale e Bujqësisë në Lushnje  Ferdinand Shani dhe ai i korcës Vullnet Gjolla  u bëjnë thirrje fermerëve të mos nxitohen pasi skema e këtij viti bën përfitues të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret.

Fermerët kanë kohë deri në 19 prill për të plotësuar dokumentacionin për aplikimin e subvencionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco