Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Plagët sociale që u shkaktuan nga qeveria Rama

VIDEO-SYRI TV/ SPAK hetim për zgjedhjet lokale të 2019, 4 në pranga se detyruan qytetarët të votonin

16:25, 27/04/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion duke arrestuar disa zyrtarë të Kadastrës, të cilët detyronin banorët e zonës së Saukut të dilnin të votonin në zgjedhjet e vitit 2019, kur opozita i braktisi ato. Në pranga kanë rënë 4 persona të cilët ishin të përfshirë në këtë veprimtari, ku pasi identifikonin votuesit, u premtonin dokumente pronësie dhe legalizimi, e vërtetuar dhe nga hetimi i SPAK.

Nga SYRI TV

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një lajmërim për mediat në lidhje me operacionin e së premtes ku u arrestuan disa punonjës të Kadastrës. SPAK thotë së hetimi ka nisur në vitin 2020, për shkak të përfshirjes së këtyre personave në blerjen e votave në zgjedhjet lokale të 2019.

Në pranga kanë rënë Dritan Stoka, zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore   të Kadastrës.

Agim Osma, kryeplak në Sauk, Alqi Hajdini jurist tek ALUIZNI dhe Ylli Baruti i cili ishte në rolin e sekserit. Sipas SPAK, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.

4 të arrestuarit kanë dalë para gjykatës këtë të shtunë për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata ka vendosur ‘Arrest në burg’ për Dritan Stokën dhe Agim Osman. ‘Arrest shtëpie’ për Alqi Hajdinin dhe ‘Detyrim paraqitje’ për Ylli Barutin.

SPAK thotë se hetimi vazhdon për të dokumentuar përfshirjen e personave të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco