Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

EMRI/ U kap me 3 armë zjarri, arrestohet shqiptari në Greqi

EMRI/ U kap me 3 armë zjarri, arrestohet shqiptari në Greqi

13:23, 10/05/2024
A+ Aa A-

Një 29 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke pasi u kap me 3 armë zjarri pa leje.

Operacioni është zhvilluar në banesën e Meritan Çalaj nga Mallakastra në Kalamies Neas Irakleas në Halkidiki.

Gjatë kontrollit policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë “Zastava”, 1 pistoletë “HS-9”, 1 pistoletë “Fb Radom Vis Mod35”, 58 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 0.3 gram kokainë, 1.6 gram marijuanë, 1.5 gram hashash cokollatë, 1 peshore elektronike, 2800 euro dhe 2 celularë.

Policia greke ka vënë menjëherë në pranga 29-vjeçarin dhe ka nisur hetimet për arsyen pse i riu mbante 3 armë zjarri në banesë.

Meritan Çalaj rezulton me precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco