Gjendet në rrugë/ Humb jetën 43-vjeçari shqiptar në Itali

Gjendet në rrugë/ Humb jetën 43-vjeçari shqiptar në Itali

09:19, 07/05/2024
A+ Aa A-

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur në mënyrë tragjike jetën në Itali. Ngjarja ka ndodhur në zonën e San Paolos në Romë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet i shtrirë në një trotuar në rrugë.

Alarmi u ngrit nga disa kalimtarë të rastit të cilët e gjetën me disa njolla gjaku. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi policia. Viktima kishte një plagë në kokë, që me shumë mundësi, sipas autoriteteve, është shkaktuar nga përplasja në tokë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shqiptari ka qenë ulur në një stol kur ka humbur balancën dhe ka rënë. Sipas ekzaminimit fillestar mjekësor dyshimet janë që ai të jetë sëmurur. Megjithatë mbetet e paqartë nëse vdekja është shkaktuar para përplasjes në tokë apo pas.

Për këtë arsye pritet që të kryhet një autopsi për të zbuluar të vërtetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco