Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

U gjetën të vdekura/ 3 ditë më parë 2 ukrainaset sulmuan farmacisten që refuzoi t’i jepte ilaçe

U gjetën të vdekura/ 3 ditë më parë 2 ukrainaset sulmuan farmacisten që refuzoi t’i jepte ilaçe

15:40, 10/05/2024
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku dy gra ukrainase janë gjetur të vdekura në një banesë në zonën e Selvisë në Tiranë, si pasojë e mbidozës së ilaçeve.

Sipas burimeve për SYRI-n, vajzat kanë shkuar para 3 ditësh në një farmaci në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ dhe kanë kërkuar qetësues Xanaq dhe Tramadol.

Farmacistja nuk ja ka dhënë ilaçet e kërkuara prej tyre dhe në këtë moment dy vajzat e kanë sulmuar, duke e kafshuar në dorë.

Pas kësaj ngjarje farmacistja ka bërë padi në polici, por kjo e fundit nuk ka arritur ti lokalizojë dy gratë e kallëzuara.

Ditën e sotme policia ka gjetur në banesë Xanaq dhe Tramadol. 

Deri tani është zbuluar se dy gratë ukrainase, shtetësja Antonina Kozachenko 25-vjeç dhe Anastasia Lopukhovaato 40-vjeç, kanë hyrë në Shqipëri në muajin maj.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe. 

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco