Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

16:59, 27/04/2024
A+ Aa A-

Ngjarje e rëndë në lagjen 4 të qytetit, një djalë 2 vjeç ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë.

Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë, dhe pritet të niset drejt Tiranës.

Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg.

Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorin sipër trupit.

Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Policia e Korçës/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2024, rreth orës 15:20, në urgjencën e spitalit Korçë, është dërguar nga nëna e tij, një i mitur rreth 2 vjeç, banues në Korçë.

Nga deklarimet e para të familjarëve të tij, rezulton se fëmija duke luajtur aksidentalisht është rrëzuar në oborrin e banesës, nga motori i babait të tij, i cili ka qenë i parkuar. Për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco