Doli për të kërkuar bagëtitë, gjendet i vdekur bariu

Doli për të kërkuar bagëtitë, gjendet i vdekur bariu

11:08, 24/04/2024
A+ Aa A-

Një shtetas nga Kosova është gjetur i vdekur mbrëmjen e kaluar në fshatin Prekallë të Istogut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, ku sipas policisë viktima i gjinisë mashkull është gjetur afër shtëpisë së tij.

Raportohet se ai kishte dalë për të kërkuar bagëtitë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtitë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco