RENEA blindon Gjykatën e Vlorës, jepet masa e sigurisë për Sinomatajn

12:32, 27/04/2024
A+ Aa A-

RENEA ka blinduar Gjykatën e Vlorës këtë të shtunë pasi është vlerësuar masa e arrestit për Sokol Sinomatin.

Gjykata e ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatit, ndërsa ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat 40 ditë”. Vendimi është me afat për shkak të mbërritjes së dokumentacionit për ekstradimin e Sinomatit.

Sokol Sinomatin u lirua nga amnistia, por vetëm 12 orë pas lirimit, ai u arrestua sërish me urdhër nga drejtësia italiane.

“U ekzekutua vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco