Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Syri-TV/ 28 vjet nga tragjedia e Prespës, ende pa drejtësi

17:18, 08/05/2024
A+ Aa A-

28 vjet më parë, 13 nxënës bashkë me mësuesin e tyre nga Starova e Pogradecit humbën jetën tragjikisht në ujrat e liqenit të Prespës teksa lundronin të gjithë në një varkë të vetme. Sot pas kaq shumë vitesh familjarët e këtyre fëmijëve të pafajshëm thonë se nuk ka pasur drejtësi për këtë ngjarje tragjike.

 

Prindërit e 13 nxënësve që 28 vjet më parë humbën jetën në liqenin e presës në një ekskursion me shkollën, kërkojnë ende drejtësi.

Sipas tyre drejtuesi i varkës është dënuar vetëm 8 muaj,  ndërsa ndihma për të shpëtuar të miturit ka ardhur me vonesë. Pas 28 vjetësh ata kërkojnë vetëm drejtësi për vdekjen e fëmijëve.

Dy nenat Shpresa Berberi dhe Nurie Muçollari që kanë humbur femijet e tyre shprehen se nuk ka drejtësi për fëmijë.

Madje prinderit thone se angazhimi për shpëtimin e tyre ka qenë minimal në atë kohë, Havaja thotë se kërkimet nisën vetëm 1 ditë pas ngjarjes për të gjetur trupat e mbytur.

Sot për 14 nxenësit,  shkolla e Starovës ka marrë emrin e tyre dhe brenda saj ekziston edhe një klasë muze që paraqet këta fëmijë dhe mësuesin që humbën jetën tragjikisht në eskursionin shkollor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco