VIDEO-SYRI TV/ Plagosja me thikë nga burri i ministres, policia asnjë sqarim pse fshehu ngjarjen

16:30, 27/04/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit vijon të shmangë përgjegjësinë dhe përfshirjen e saj në skandalin e fshehjes së ngjarjes, të burri të ministres së financave, Delina Ibrahimaj. Në një deklaratë në Facebook, Policia Shtetit heq përgjegjësinë nga vetja, por nuk sqaron, pse e fshehu ngjarjen dhe u kujtua të reagojë 6 muaj pas saj. Në lajmërim, Policia e Shtetit thotë se çështjen e ka referuar në prokurori.

Nga SYRI TV

Policia e Shtetit dhe Policia e Tiranës, vijojnë skandalin për fshehjen e ngjarjes ku burri i ministres Delina Ibrahimi, i cili në 20 nëntor të vitit 2023, goditi me thikë vartësin e gruas së tij Eris Koshi, drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Kredive.

Pas 6 muajsh nga ngjarja, Policia e Shtetit për të fshehur skandalin e Policisë së Tiranës ka bërë një deklaratë të thatë, të cilën nuk e ka nisur në grupin e medias të gazetarëve në Whatsupp, por e ka publikuar në rrjetin social Facebook.

Në reagimin në Facebook, Policia e Shtetit nuk jep asnjë sqarim pse ngjarja nuk është publikuar për mediat. Nuk sqaron, pse në grupin ku lajmërohen gazetarët dhe për arrestime për një gramë kanabis, për qytetarët që korruptojnë policët me 5 mijë lekë të vjetra nuk është hedhur ngjarja ku burri i ministres godet me thikë, vartësin e gruas së tij.

Syri TV ka parë lajmërimet në grupin e Policisë së Tiranës në Whatsupp dhe lajmërim për këtë ngjarje nuk ka.

Në deklaratë, Policia e Shtetit, nuk sqaron se pse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku nuk ka reaguar pas letrës që i dëmtuari Erik Koshaj i ka dërguar në lidhje me ngjarjen.

Në reagimin e saj të thatë, Policia e Shtetit nuk sqaron pse burri i ministres Delina Ibrahimaj, Andrin Ibrahimaj u lejua të largohej nga Shqipëria.

Por nën rreshta, Policia e Shtetit ja lë fajin prokurorisë duke thënë se ngjarja është referuar në prokurori, pasi Erik Koshit i është dhënë një vendim mjeko ligjor.

Policia thotë se Andrin Ibrahimaj dhe Erik Koshaj janë marrë në pyetje dhe ngjarja është referuar si goditje për shkak të detyrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco