VIDEO-SYRI TV/ Serat me kanabis në Berat, Gjykata: ‘Arrest në burg’ për 6 të arrestuarit

16:52, 27/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 6 të arrestuarit për operacionin e nëntorit të 2022, në Berat ku u gjetën sera ku kultivohej kanabis. SPAK në hetimet e zhvilluara pasi mori çështjen nga Prokuroria e Beratit ka identifikuar dhe rolet e 6 të arrestuarve në këtë aktivitet kriminal.

Nga SYRI TV

Gjykata e Posaçme ka dhënë masat për 6 personat të cilët u arrestuan për ngritjen e 4 serave ku kultivohej kanabis në Berat. Gjykata ka dhënë ‘Arrest në burg’ për Sadetin Hasaj, Lulëzim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi, Adiol Çifliku.

Operacioni për goditjen e këtij grupi u zhvillua në 10 nëntor 2022 në fshatin Rërëz nga Prokuroria e Beratit, e cila më pas shpalli moskompetencën për këtë çështje duke ja kaluar SPAK-ut. Në atë kohë u arrestuan dhe 95 gra, të cilat punonin në serat me kanabis po u liruan më pas nga gjykata.

Pas hetimeve SPAK ka identifikuar dhe rolet e 6 të arrestuarve të cilët sot u njohën me masën e sigurisë.

Sadetin Hasaj, shfaqet si organizator e drejtues i aktivitetit, i cili kujdesej për mirëfunksionimin e sistemit ujitës e vaditës në sera dhe për shpenzimet. Arben Vrapi, ka vënë parcelat dhe tokat në dispozicion të kultivuesve e prodhuesve të lëndëve narkotike. Mustaf Manej, bashkëvepronte për sigurimin e lëvizjes së grave punëtore.

Edhe i arrestuari Lulzim Bushataj , shfaqej aktiv në transportimin e fuqisë punëtore nga qytete e rrethina në Drenovicë, Berat. Të njëjtat aktivitete kryenin edhe të arrestuarit Suad Smakaj e Adiol Çifliku, të cilët siguronin mjetet e pajisjet e nevojshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco