Vlorë, përplasen dy automjete në Lungomare

Vlorë, përplasen dy automjete në Lungomare

10:38, 24/04/2024
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lungomare. Dy automjete me shpejtësi të cilat po qarkullonin në aksin rrugor janë përplasur.

Një automjet i tipit “Golf” ka goditur nga pas një automjet të tipit “Ford”. Mjeti Golf më pas ka përfunduar mbi pjesën e gjelbëruar duke goditur më pas edhe një pemë.

Për pak mjeti mund të kishte përfunduar edhe në trotuar. Si rjedhojë e aksidentit një person ka marrë plag të lehta. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar më tepër rreth aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco