SYRI TV/ Zbardhet dosja e pronave në Himarë, prona u zhvat me dokumente nga Prokuroria

14:59, 26/03/2024
A+ Aa A-

Rëndohet edhe më tepër skandali i grabitjes së pronave në Himarë, për të cilat u arrestua ish-kryetari i Bashkisë Jorgo Goro. Dokumentacioni i përdorur për realizimin e grabitjes, është siguruar nga një korrespodencë që këshilli i Qarkut ka patur me Prokurorinë e Vlorës, për hetimin e pronave në Livadh. Por në vend të hetimit, dokumentet e konsideruara si sekret hetimor kanë përfunduar në zyrat e bashkisë së Himarës, e më pas brenda 5 ditëve u mbyll e gjithë praktika.

Syri tv

Ndryshe nga sa pretendohet, se prona në emër të Investitorit Strategjik Artan Gaçi, bashkëshort i ish-ministres Olta Xhaçka është falsifikuar nga shtetasi Stavri Mehilli, nga hetimet e prokurorëve skandali rezulton edhe më i madh. Jo vetëm marrje e kompetencave të Këshillit Bashkiak, e falsifikim dokumentesh, por në skandalin e grabitjes së pronës përfshihet edhe Prokuroria e Vlorës. Sipas dosjes hetimore, personat e interesuar për marrjen e kësaj prone, kanë falsifikuar edhe numrat e protokollit dhe kanë marrë akses në dokumentet që Këshilli i Qarkut i ka dërguar Prokurorisë së Vlorës. Në datë 09. 07. 2019, Prokuroria e Vlorës i kërkon informacion Këshillit të Qarkut mbi pronat në zonën e Livadhit, Himarë, e shkresa mban numrin e protokollit 1472 dhe kthimet e përgjigjeve nga Këshilli dërguar prokurorisë mbajnë numrat e protokollit 1472/ 1 dhe shkresa e dytë mban numrin e protokollit 1472/ 2.  

Por duket se informacioni dhe dokumentacioni për këto prona veç në Prokurori kanë mbërritur edhe në dorën e Stavri Mehilli, i cili më pas i ka dorëzuar në Bashkinë e Himarës, me falsifikimet e nevojshme sipas interesit në favor të marrjes së pronës. Sipas prokurorëve të SPAK, prona për të cilën Prokuroria kërkoi informacion, nuk ka lidhje me parcelën për të cilën u kryen falsifikimet, por pikpyetje ngrihen mbi faktin se si kjo korrespodencë mes Këshillit të Qarkut dhe Prokurorisë së Vlorës ranë në duart Mëhillit, Goros e personave të interesuar për marrjen e kësaj prone. Dokumentet dhe numrat e protokollit dërguar Prokurorisë së Vlorës përfunduan në Bashkinë e Himarës, e cila më pas me firmë të Jorgo Goros avancoi praktikën e dhënies së pronës prej 5500 metër për interest ë Stavri e Foto Mëhillit, që më pas ja dorëzuan Artan Gaçit, i cili ndërkohë kishte nisur pranë qeverisë praktikën e marrjes së statusit të Investitorit Strategjik.

Prokurorët e SPAK, shkojnë më tej duke theksuar se Bashkia e Himarës avancoi praktikën shkresore mbi këto dokumente, pa marrë asnjëherë përgjigje nga Këshilli i Qarkut. Por pa sqaruar mbetet fakti nëse këto dokumente që u morën në dorëzim nga Bashkia e Himarës, dolën nga Këshillit i Qarkut apo nga Prokuroria e Vlorës, për të mbyllur kështu edhe ciklin e personave të përfshirë. E një tjetër pikpyetje që ngrihet, është fakti se si një qytetar i thjesht si Stavri Mëhilli arriti të vinte në lëvizje jo vetëm Bashkinë e Himarës e Këshillin e Qarkut por të siguronte edhe korrespodencën mes Këshillit dhe Prokurorisë së Vlorës, që më pas do të përdorej si çelësi për zgjidhjen e ngërçit të marrjes së pronës, e për më tepër kur kjo korrespodencë përbën një sekret hetimor. E gjithë praktika e grabitjes së pronës u finalizua nga të gjitha institucionet brenda 5 ditëve, që më pas do ti shitej Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka, i cili sipas dokumenteve rezulton ti ketë disbursuar paraprakisht një pjesë të parave familjes Mëhilli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco