SPAK, shmang Veliajn e Ramën dhe i komunikon Mirel Mërtirit akuzat për korrupsion dhe pastrim parash

SPAK, shmang Veliajn e Ramën dhe i komunikon Mirel Mërtirit akuzat për korrupsion dhe pastrim parash

13:18, 26/03/2024
A+ Aa A-
SPAK sapo i komunikoi avokatit të Mirel Mërtirit akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Akuzat i janë komunikuar avokatit, në mungesë të Mirel Mërtirit.

Biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor 2022.

“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhej askohohe në aktakuzën e SPAK.

SPAK po vepron me përpikmëri misionin e shkatërrimit të dosjes që përmban vjedhj e shekullit në Shqipëri, inceneratorët, duke shmangur nga hetimi përgjegjësit realë të kësaj vjedhje, arkitektët dhe ekzekutuesit e aferës, Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Copëzimi e thërrmimi i dosjes nga SPAK, duke hetuar aktorë periferikë të kësaj afere, dhe jo Ramën e Veliajn, tregon përdorimin politik të drejtësisë nga pushteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco