VIDEO-SYRI TV/ Rrezikon burgun, prefektja e pezulluar e Fierit, ikën në SHBA

15:44, 13/03/2024
A+ Aa A-

Prefektja e qarkut Fier Rajmonda Balili nuk paraqitet në Gjykatën e Posaçme në seancën për verifikimin e masës së sigurisë pezullim nga detyra për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim në dy raste, dhe falsifikim dokumentesh në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakes së Patosit. GJKKO njohu me masat e sigurisë që janë pezullim nga funksionet apo detyrim paraqitje, 6 zyrtarët e tjerë që nën drejtimin e Balilit, favorizuan në tendera të paracaktuar kompaninë ‘Genti 00!’, e cila rezulton e përfshirë në 32 procedura prokurimi në këtë bashki më herët.

Nga SYRI TV

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për 6 zyrtarët e Bashkisë së Patosit që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

Ish-kryebashkiakja Rajmonda Balili që ushtron detyrën e prefektes së Qarkut Fier, nuk mori pjesë në seancë, teksa mësohet se prej ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortit.

SPAK vendosi pezullimin e saj nga detyra për shkak të dyshimeve se ka shpërdoruar detyrën në dy raste . Por pavarësisht kësaj, SPAK nuk kërkoi asnjë masë të rreptë, por vetëm pezullime e detyrim paraqitje për zyrtarët, ku veç Balilit, janë edhe Shkëlqim Beqiri, sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë, Anisa Petani ish Nënkryetare e Bashkisë, Eneriada Rizai, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Bora Murati, Specialiste Urbaniste, Vangjel Nushi, ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike dhe Arben Manoku, Inxhinier.

NËN AKUZË NGA SPAK:

1- Rajmonda Balilaj-Aktualisht Prefekte e qarkut Fier, Ish kryetare e bashkisë Patos

2- Shkelqim Beqiri- Aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos. Në hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

3- Anisa Petani-Ish Nënkryetare e Bashkisë Patos, aktualisht i punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier. Në hetim në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave në bashkinë e Patosit

4- Eneriada Rizai-Në hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

5- Bora Murati - Me detyrë Secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos

6- Vangjel Nushi - me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos

7- Arben Manoku - Me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos

Akuzat ndaj funksionarëve kanë të bëjnë me dy procedura prokurimi të organizuara në vitin 2021, nga Bashkia Patos, si Autoritet Kontraktor. Një tender për ndërtim emergjent një muri mbajtës në rrugën Dukas-Breg, me fond 6.7 mln lekë dhe tenderi për ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, me fond 8 mln leke.

Sipas SPAK Balilaj ka paracaktuar firmen ‘Genti 001' kompani e cila nëpërmjet punonjësve të Bashkisë ka marrë hapat për të legjimituar anulimin e procedurës së tenderimit, për të mos u shpallur fitues operatorin tjetër pasi nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën. Tenderi I dytë I fituar nga e njëjta kompani ishte paracaktuar.

Sipas SPAK Balilaj është shfaqur në një kronikë televizive në televizionin Apollon të Fierit duke njoftuar fillimin e punimeve ndërkohë që shpallja e fituesit është bërë realisht 10 ditë më vonë. Bëhet fjalë për një kompani e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishaj e cila, sipas SPAK, për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco