Goditet me thikë i mituri në Sarandë/ Ka plagë në gjoks dhe në dorë

Goditet me thikë i mituri në Sarandë/ Ka plagë në gjoks dhe në dorë

20:29, 28/05/2024
A+ Aa A-

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Sarandë gjatë kësaj pasdite.

Sipas burimeve për SYRI-n 16-vjeçari P. Lala është paraqitur në urgjence me dy plagë me thikë.

I mituri ka një plagë në gjoks dhe një dorë, por merr ndihmën e parë në spitalin e Sarandës.

Ngjarja dyshohet te ketë ndodhur në lagjen nr.2.

Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

Sarandë/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas i mitur 14-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 16-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco