Aksident në Klos, furgoni del nga rruga, disa të plagosur Foto ilustruese

Aksident në Klos, furgoni del nga rruga, disa të plagosur

15:24, 28/05/2024
A+ Aa A-

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Bypassin e Klosit. Një automjet tip furgon ka dalë nga rruga e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë Klos - Informacion paraprak

Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco