E rëndë në Lushnje/ Sherr në familje, babai qëllon me thikë djalin

E rëndë në Lushnje/ Sherr në familje, babai qëllon me thikë djalin

18:45, 28/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se, një 69-vjeçar me inicialet B. P., ka qëlluar me thikë djalin e tij, 39 vjeç.

Policia e Lushnjës/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco