SYRI TV/ Vidhen 12 banesa në 48 orë në Memaliaj, banorët: Kanë marrë vaj ulliri e ushqime

15:22, 31/01/2024
A+ Aa A-

Rikthehen grabitjet e banesave në seri në fshatrat e jugut të vendit. Banorët e fshatit Zhulaj në njësinë Administrative të Bashkisë Memaliaj, kanë denoncuar në media, se të paktën 12 banesa janë vjedhur gjatë 48 orëve të fundit.

Sipas banorëve, hajdutët kanë marrë bazë ushqimore, vegla pune, madje edhe orendi shtëpiake.

Ndonëse është hera e parë që ky fenomen ndodh në Zhulaj, banorët e këtij të fundit shtojnë se ndihen të pasigurtë për jetën dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve që të armatosen pasi deri më tani policia është mjaftuar me aktkonstatim dhe nuk ka zbuluar qoftë edhe një keqbërës të vetëm.

Lidhur mbi këtë ngjarje, Drejtoria e Policisë Vendore Gjirokastër, e ka përcjellë me një njoftim të thatë me dy rreshta pa dhënë shumë detaje të ngjarjes ku mjaftohet të thotë se janë grabitur vetëm 3 banesa të pabanuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco