SYRI TV/ Vdekja e Miliena Sadushit në Berat, bashkëshorti: Shkak, mjekimi i gabuar

SYRI TV/ Vdekja e Miliena Sadushit në Berat, bashkëshorti: Shkak, mjekimi i gabuar

14:35, 31/01/2024
A+ Aa A-

Gjashtë muaj pasi vdiq gjatë lindjes së vajzës së tretë në Maternitetin e Beratit, përfundon ekspertiza mjekësore për 40-vjeçaren Miliena Sadushi. Bashkëshorti i saj, Fisnik Habibi nga Kosova, dha një deklaratë për mediat nga ambientet e spitalit të Beratit, duke pretenduar se autopsia e kryer në Itali, ka gjetur se ish-bashkëshortja e tij ndërroi jetë për shkak të mjekimit të gabuar.

Fisnik Habibi tha se ekspertiza mjekoligjore e kryer në itali, do t`u vihet në dispozicion autoriteteve hetimore shqiptare, nga të cilat kërkon të bëjnë dretjësi.

Vdekja e 40-vjeçares ndodhi në 16 Shtator 2023 në një spital në Milano, ku familjarët e kishin çuar Milienën për ta përmirësuar po ajo vdiq menjëherë pas mbërritjen në gjendje të rëndë në këtë spital.Miliena lindi vajzën e saj të tretë në Maternitetin e Beratit në 19 Korrik 2023, me një ndërhyrje çezariane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco