VIDEO/ ‘Benz-i’ fluturon mbi ndarëset e betonit të korsive dhe përplaset me dy makina

18:24, 15/01/2024
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnje-Rrogozhinë në afërsi të rrethrrotullimit të quajtur "Bishti i Zhurit".

Një mjet tip ‘Benz’ me targa AA 929 YR ka dalë nga korsia që shkonte për në rrethrrotullim dhe ka kapërcyer barrierën e betonit dhe i ka dalë para mjeteve në kahun e kundërt.

Pasi ka kaluar ndarjen ka dalë në korsinë e kundërt dhe ka përplasur fillimisht mjetin tip ‘Volvo’ me targa AA 412 VV e më pas është përplasur kokë më kokë me një mjet tip Volksvagen me targa FR 0161 D.

Nga përplasja ka dëme të shumta materiale ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar rëndë.

Policia e qarkullimit në vendngjarje ka kryer procedurat dhe njëkohësisht ka disiplinuar trafikun e rënduar me kilometra të tëra nga aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco