Zjarri në Lushnje, RENEA operacion për shpëtimin e dy 18-vjeçarëve

Zjarri në Lushnje, RENEA operacion për shpëtimin e dy 18-vjeçarëve

17:36, 25/12/2023
A+ Aa A-

Vijon të jetë e rënduar situata në Lushnje ku një qendër tregtare u përfshi nga flakët këtë të hënë. Në katet e sipërme të saj ndodhen edhe apartamente banimi, çka ka bërë që disa banorë të mbeten të bllokuar.

Gazetarja Anila Sefa që raporton nga vendi i ngjarjes thotë se nuk dihet ende numri i saktë i atyre që kanë mbetur brenda. Një pjesë e tyre kanë dalë, por shqetësuese mbetet situata me dy djem 18-vjeçarë që kanë mbetur të bllokuar në katin e shtatë. Për ta është nisur një operacion për t’i shpëtuar.

 “Ajo që e bën problematike janë vetëm dy djem 18-vjeçarë që kanë mbetur në katin e shtatë. Më është raportuar nga ministri Taulant Balla, i cili thotë se po bëjmë një operacion vetëm për shpëtimin e tyre pasi për momentin ata janë më të rrezikuar dhe vijojnë të qëndrojnë brenda. Zjarri është aktiv në zonën ku ndodhen. Ata kanë telefonuar të afërmit e tyre dhe kanë kërkuar ndihmën dhe kanë caktuar pikërisht zonën ku ata ndodhen, ndaj edhe është kërkuar që në këto momente të ndërhyhet për të shpëtuar dy 18-vjeçarët”, raportoi Sefa.

Madje atje kanë mbërritur edhe forcat RENEA.

“Erdhën forcat RENEA, ja shikojini me mjete të posaçme. Po kërkojnë të futen në katet e larta nga ana e jashtme nëse do të depërtojnë brenda”, raportoi Sefa.

Gazetarja Sefa raportoi se shumë banorë kanë thyer xhamat e apartamenteve të tyre për të marrë ajër.

“Apartamentet nëse nuk është thyer kanë qenë vetë njerëzit brenda që kanë thyer xhamat e dritareve për të marrë ajër pasi të zbrisje ishte e pamundur”, tha gazetarja.

TV KLAN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco