Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, forcat zjarrëfikëse vijojnë evakuimin e banorëve

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, forcat zjarrëfikëse vijojnë evakuimin e banorëve

15:36, 25/12/2023
A+ Aa A-

Një zjarr ka përfshirë një qendre tregtare në qytetin e Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se zjarri ka përfshirë katin e tretë të qendrës tregtare.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie si edhe ato të shërbimit zjarrfikës. Korrenspodenti i Syri TV, Marius Muzaka, bën me dije se në qendrën tregtare ndodhen njerëz të cilët po nxirren me urgjencë jashtë ambienteve të bizneseve.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve si dhe evakuuimin e personave.

Ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco