Aleancat e 7 grupeve kriminale/ Bushkolaj: Krimi sillet si tokë pa Zot

13:06, 19/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Elkier Bushkolaj në një intervistë për edicionin e paradites me Eneida Ndocin në Syri Tv tha se ngjarjet kriminale në vendin tonë sillen si ‘tokë pa Zot’.

Ai tregon se ka përpjase mes disa grupeve kriminale, ku disa prej krimeve të tyre janë zbardhur.

“Të tregoj edhe njëherë shtrirjen kapilare të krimit në çdo rreth të Shqipërisë dhe në çdo institucion. Fakti që po flasim për pesha të rënda të krimit. Pavarsisht se operacioni nuk është se mund të cilësohet si sukses, por nuk mund të themi që është edhe dështim sepse sikur edhe një njeri i inkriminuar të arrestohet është një operacion që duhet përshëndetur. Fakti po dëshmon që nga 5 urdhërarreste, 14 janë finalizuar në Shqipëri. Një pjesë e tyre janë në burg për çështje të tjera kriminale por mesa duket kryqëzimi i të dhënave kanë ardhur nga dosja e SKY ECC që tashmë janë zbardhur, bashkërenditur edhe më të dhënat që prokuroria e posacme dhe prokuroritë e tjera kanë pasur me këto ngjarje kriminale çojnë në këtë operacion.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco