Babagjyshët grabisin të moshuarit: Do t’ju këndojmë për Krishtlindje

Babagjyshët grabisin të moshuarit: Do t’ju këndojmë për Krishtlindje

13:46, 25/12/2023
A+ Aa A-

Tre persona të maskuar si babagjysha kanë hyrë në banesat e dy të moshuarve me pretekstin se do të këndonin këngë Krishtlindjesh, por kanë grabitur.

Ngjarja ka ndodhur në Kifisi të Greqisë. Mediat greke raportojnë se njëri prej autorëve ka shkuar në njërën prej dhomave të banesës në katin e 4 dhe ka marrë prej aty një kasafortë, e cila përmbante një shumë të panjohur parash, një orë me vlerë, çeqe bankare, çelësa makine dhe dokumente personale.

Duket se babagjyshët grekë kanë mësuar ata shqiptarë, kujtojmë se para disa vitesh një bandë hajdutësh në Shqipëri u maskuan si babagjyshë dhe realizuan një sërë grabitjesh  në të gjithë vendin si, Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër, ku grabtijet kishin një të përbashkët: ato kryeshin pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe ne nje kohë prej 3 minutash nga keqbërësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco