EKSKLUZIVE/ Taulant Omi: Trajtimet në kampe, çnjerëzore! Mungon ushqimi dhe shërbimi mjekësor

10:39, 21/12/2023
A+ Aa A-

Taulant Omi, organizator i protestës përballë zyrave të ‘Home Office’ në Britani i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ solli një panoramë mjaft të trishtë të kushteve të mjerueshme që shqiptarët të larguar me gomone drejt Britanisë, hasin në kampet britanike.

Omi u shpreh se duhet një organizim nga shteti jonë si dhe nga shoqatat në mënyrë që shqiptarët të reagojnë ndaj këtyre padrejtësive, përmes një pikë të fortë pasi deri më tani përmes reagimeve vetjake nuk kanë mundur të zgjidhin asgjë.

Deklarata e tij:Kushtet dihen sepse shumë veta flasin, janë kushte shumë të tmershme sidomos trajtimi nga stafi brenda kampit.

Ju e keni parë dhe në emisionin që ka trajtuar BBC para 3-muajsh ku flitet shpesh se brenda në kamp ka mungesë ushqimi dhe nuk ka doktorë nëpër kampe, ka shumë vonesa kur kërkohet ndihma e shpejtë dhe asnjë nuk ka të drejtë të dalë jashtë.

Kjo anije ka ardhur faktikisht nga Hollanda, kanë qenë në kamp para 25-vitesh. Këtu erdhi për të sjellë azilantë sepse u bë problem qëndrimi i azilantëve në hotel.

Kur u hap fillimisht, u futën rreth 50 veta brenda, por kishin një tip virusi dhe vetë kampi dhe u mbyll për një pastrim të bredndhëm dhe pasi u pastrua u hap sërish. Sot teksa në flasim aty brenda mund të jetën 200-300 veta.

Të martën që u zhvilluan homozhet për Alfredin dhe Leonardin, mesazhet ishin që të vazhdojnë ndalimi për këto qendrat e emigrimit ku njerëzit janë të ndaluar dhe nuk kanë asnjë të drejtë të dalin jashtë dhe sa i përket shqiptarëve normal që nuk janë të kënaqur me trajtmin që i bëhet bashkëkombasve dhe duhet të reagojnë.

 Kjo është disi e vështirë pasi së pari duhet organizim nga shteti ynë dhe nga shoqatat pasi shqiptarët duhet të kenë një pikë ku të reagojnë sepse për personat është e vështirë të reagojnë, ndërsa shoqatat kanë kanale më të forta reagimi.

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco