Lajmi i fundit

VIDEO/ Meta del nga SPAK: Dum Dumani nuk e shpëton dot Edi Ramën, me aktet e tij kriminale kundër opozitës

A po fshihet trafiku i kokainës? Denoncimi për trafik pranë Syri Tv

A po fshihet trafiku i kokainës? Denoncimi për trafik pranë Syri Tv

15:48, 15/12/2023
A+ Aa A-

 

Një rast i dyshuar i trafikut të kokainës është regjistruar në Portin e Durrësit. Një kontenier i ngarkuar me banane ka dal nga Porti i Durrësit  pa kryer asnjë porcedurë kontrolli, duke ngritur kështu dyshimet për një trafik të mundshëm lënde narkotike, por që nga policia në fund është argumentuar dhe proceduar si lejim të kontrabandës së mallrave. Pranë Syri TV ka mbërritur një denoncim nga një punonjës i Portit të Durrësit, i cili ka dhënë me detaje të gjithë ngjarjen, madje duke ngritur dyshime se bëhet fjalë për një trafik kokaine të kontrolluar nga Drejtuesit e Policisë.

Syri Tv u interesua edhe pranë Policisë së Shtetit në lidhje me këtë episod, dhe ngjarja konfirmohet, por siç e raporton denoncuesi është regjistruar për lejimin e kontrabandës së mallrave. Gjithashtu Policia tregohet e rezervuar në dhënien e detajeve se për çfarë kontrabande mallrash bëhet fjalë apo cila ishte kompania që është toleruar. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, Policia bën me dije se në bazë të operacionit “Sinkroni” ka arrestuar 4 persona me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, ndërsa është shpallur në kërkim shoferi i kontenierit.

POLICIA E SHTETIT

Regjistronin të dhëna të rreme, duke shpërdoruar detyrat, në mënyrë që automjete dhe kontenierë t’iu shmangeshin kontrolleve në pkk dhe të kalonin mallra të kontrabanduara, vihen në pranga 4 shtetas. Vijon puna për kapjen e një 56-vjeçari, i cili dyshohet se duke falsifikuar elementet e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte, ka kaluar mallra të kontrabanduara.  Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara. Në vijim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 56 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Kondrabanda me mallra të tjera”, pasi dyshohet se ka falsifikuar vulat e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte dhe me të ka kaluar mallra të kontrabanduara.

Tashmë i mbetet Prokurorisë për të kryer hetimet e nevojshme për të vërtetuar nëse version i sakt është ai denoncuesit pranë Syri TV apo version i Policisë, që kalimin e kontenierit me banane nga Amerika Latine e konsideron “kontrabandë bananesh”. Por fakt është, që prej 1 viti e gjysmë, siç tregon edhe denoncuesit, në Portin e Durrësit nuk është kapur asnjë ngarkesë kokainë, ndërkohë që para kësaj date goditjet e rasteve të trafikut ishin më të shpeshta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco