Lajmi i fundit

VIDEO/ Meta del nga SPAK: Dum Dumani nuk e shpëton dot Edi Ramën, me aktet e tij kriminale kundër opozitës

Vrasja në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, dyshohet se arma u fut me dron

Vrasja në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, dyshohet se arma u fut me dron

15:32, 15/12/2023
A+ Aa A-

Arma me të cilën Sokol Mjacaj ka qëlluar sot në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, duke lënë të vdekur të burgosur përjetë Arben Lleshi dhe plagosur një tjetër të burgosur përjetë Ilir Xhakja, dyshohet se është futur me dron.

Arben Lleshi i ekstraduar nga Anglia, i dënuar me burg për jetë për vrasjen e Agim Hoxhës në Londër, është vrarë brenda qelisë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Autori këtij krimi është një tjetër i dënuar me burg për jetë, Sokol Mjacaj.

I plagosur nga plumbat ka mbetur një tjetër i dënuar me burg për jetë. Bëhet fjalë për Ilir Xhakaj, i dënuar me burg për jetë për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj, në vitin 2012.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco