Motra e Aleksandër Sadikajt nxjerr emrat: Ja kush ma vrau vëllanë, ishin në varrim dhe bënin sikur qanin

Motra e Aleksandër Sadikajt nxjerr emrat: Ja kush ma vrau vëllanë, ishin në varrim dhe bënin sikur qanin

11:34, 15/12/2023
A+ Aa A-

Sauku u trondit një vit më parë nga një shpërthim i fuqishëm, ku një makinë u hodh në erë. Nga shpërthimi ndërroi jetë i riu Aleksandër Sadikaj.

Që prej vrasjes së tij, ende nuk ka asnjë person të arrestuar apo të dyshuar.

Motra e Aleksandër Sadikajt, Vanesa ka bërë një postim të gjatë ku përmend me emra personat, që sipas saj janë autorët e vrasjes së të riut. Njëri është biznesmeni nga Saranda që u ekzekutua në Tiranës, Edmond Papa dhe Ledion Alushaj, ky i fundit shoku i tij i ngushtë.

“Isha tek burgu kur i gjuajti tritol shoku, Aleksandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë, Ledion Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë.

Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit, kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për t'i bërë disa servise tek daja i Edmond Papës, pra këta të dy në bashkëpunim më vranë Aleksandrin. Mbrapa krahu, ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledian Alushaj bashkë me Edmond Papën, qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”.

Ledion Alushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne.

Ja pra kush janë trimat e sotëm, ata që kanë dy lekë, mendojnë se mund të vrasin dhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tokë, këta pra janë gangsterët e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve.

Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tanimë. E di shteti gjithashtu. Ledion Alushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne.

Vëllai im luante me djalin e Ledion Alushajt, e përkëdhelte, e puthte, ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit.

Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt,” shkruan në postimin e saj motra e të ndjerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco