Kreu tre vjedhje brenda pak ditësh, përfundon 'aventura' e 22-vjeçarit, prangoset nga policia

Kreu tre vjedhje brenda pak ditësh, përfundon 'aventura' e 22-vjeçarit, prangoset nga policia

08:53, 15/12/2023
A+ Aa A-

Një 22-vjeçar është arrestuar në Berat, i akuzuar për vjedhje. I riu akuzohet se gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur para dhe produkte, në 3 biznese në qytetin e Beratit.

Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Njoftimi i policise:

Berat/Intensifikohen gjatë muajit dhjetor, puna e Policisë dhe bashkëpunimi me qytetarët, kundër vjedhjeve.

Vodhi gjatë ditëve të fundit, para dhe produkte, në 3 biznese në qytet, identifikohet dhe arrestohet 22-vjeçari.

Në vijim të patrullimeve në terren dhe bashkëpunimit me qytetarët, të intensifikuara gjatë muajit dhjetor, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e vjedhjeve dhe për arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë administruar kallëzimet për 3 raste vjedhjesh të kryera gjatë periudhës 9-12 dhjetor, 2023.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi F. P., 22 vjeç, banues në Berat.

Shtetasi F. P. dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme, në 3 biznese në qytetin e Beratit. Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco