Pas më shumë se 5-orësh shteti bëhet i gjallë, fillon evakuimi i qytetarëve në Qafën e Murrizit

Pas më shumë se 5-orësh shteti bëhet i gjallë, fillon evakuimi i qytetarëve në Qafën e Murrizit

20:07, 25/11/2023
A+ Aa A-

Pas më shumë se 5 orësh të bllokuar në aksin Qafë Murriz, policia ka nisur evakuimin e qytetarëve që janë bllokuar me mjetet e tyre në këtë zonë si pasojë e reshjeve të dendura të borës. Aktualisht janë rreth 300 automjete të cilat apelojnë për ndihmë.

Shërbimet e Policisë Rrugore të pozicionuar në bypass kanë kontaktuar me drejtuesit e automjeteve që janë në pritje të hapjes së këtij aksi rrugor, pasi vijon ende të jetë i bllokuar si pasojë e motit të keq me reshje të dendura të dëborës, kanë marrë informacion se në një automjet ndodheshin të bllokuar dy fëmijë dhe i kanë evakuuar.  

Gjithashtu po bëhet transportimi me automjete të kalueshmërisë së lartë, i pasagjerëve që ndodhen në automjete për t’i nxjerrë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar dhe për t’i transportuar në destinacion, në Klos, Bulqizë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco