Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

E reja shqiptare humb jetën në aksident në Greqi, i dashuri i saj prek me mesazhin

E reja shqiptare humb jetën në aksident në Greqi, i dashuri i saj prek me mesazhin

22:50, 24/11/2023
A+ Aa A-

Një shqiptare 19-vjeçare ka humbur si pasojë e një akisdenti të rëndë në Greqi. Ajo ishte nisur të merrte kushëriren e saj për një udhëtim pas punës.

Ngjarja ka ndodhur në lartësinë e Varkizës, që u kushtoi jetën jo vetë shqiptares por edhe një 23-vjeçareje në automjetin tjetër. 

I dashuri i 18-vjeçares, personi i fundit që e kontaktoi para aksidentit, ka folur për protothema.gr për ankthin që ka përjetuar ai dhe familja e vajzës, derisa fatkeqësisht u konfirmua lajmi tragjik.

“Ne i thamë natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli nga puna, doli për shëtitje me kushërirën e saj, më dërgoi një foto të fytyrës së saj dhe kaq. I dërgova mesazhe, rashë në gjumë dhe nuk i thash natën e mirë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes dhe më tregoi tragjedinë.”, thotë i dashuri i 18-vjeçares, i cili zakonisht merrte të dashurën nga puna me makinën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco