Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

VIDEO/ Gruaja nxjerr ish-burrin nga shtëpia, Refati: Dua pronat e mia, i kam bërë me djersë

22:13, 24/11/2023
A+ Aa A-

Ky është një nga rastet e panumërta problematike me ndarjen e pronave në vendin tonë. Më saktë kemi të bëjmë me një nga ato konfliktet e pronësisë, që lindin pas zgjidhjes së martesës. Personi që po shihni quhet Refat Duro. Është nga Tirana dhe… prej tre vitesh nuk po mundet të hyjë në pronën e përbashkët, në të cilën më herët jetonte me ish bashkëshorten dhe tri vajzat e tyre.

 Shkak është bërë ndërrimi i bravës së derës së apartamentit nga ish gruaja e tij. Nga sa mësojmë fillimisht, mosmarrëveshjet mes dy ish bashkëshortëve ,të ciëlt aktualisht janë në proces gjyqësor për ndarje pronash datojnë që herët, që në vitet e para të martesës, si pasojë e emigracionit, ç’ka krijoi krisjen në raportin e tyre.

Pas disa vitesh, kur marrëdhënia mes çiftit dukej më e konsoliduar filluan problemet e mëdha, që lidheshin me menaxhimin e të ardhurave të tyre të përbashkëta.

65 vjeçari pretendon se nuk ka pasur asnjë lloj dhune verbale apo fizike. Përkundrazi. Ishte ai që…iu drejtua i pari forcave të rendit për të zgjidhur konfliktin me ish partneren, duke kërkuar madje, edhe urdhër mbrojtjeje ndaj saj.

I gjendur pa rrugëzgjidhje, Rifat Duro këmbëngul se u detyrua të largohej prej pronës së tij, diku në periferi të kryeqytetit, edhe pse sipas tij, nuk kishte asnjë faj për akuzat e ngritura. Me të mbaruar afati i urdhërit të mbrojtjes, Duro vendos të rikthehet në apartamentin e përbashkët, por kjo ishte e pamundur, pasi ajo derë ishte mbyllur njëherë e mirë për të.

Sipas Duros, këta urdhëra mbrojtjeje të njëpasnjëshëm janë një gjetje e ish gruas, për ta mbajtur larg pronave të tyre të përbashkëta. Në një konflikt pa konsensus, në të cilin ende s’po merret vesh se kush është viktima dhe kush abuzuesi, gjithnjë nëse ka të tillë, denoncuesi mes të tjerash  shprehet se… nuk po arrin të hyjë në pronën e tij, për të marrë  qoftë edhe sendet personale, që sipas tij kanë përfunduar në qese plehrash.  

Me sa duket rajoni dhe gjykatat kanë qenë vendet e takimit të përjavshme mes dy ish bashkëshortëve. Në një nga këto përballje, Duro pretendon se ish bashkëshortja e ka kërcënuar, që do ta fusë në burg. Ndërsa 65 vjeçari bën thirrje për zgjidhjen e konfliktit nga organet e drejtësisë, dalin në dritë fakte të reja mbi marrëdhënien e tyre gjatë viteve të fundit të martesës.

Për ta kuptuar njëherë e mirë se cila nga të dy palët po thotë të vërtetën, vendosëm të shkojmë së bashku me zotërinë pranë banesës së tyre të përbashkët. Pavarësisht përpjekjeve të tij, dera e apartamentit nuk hapet dhe duket qartë se brava është ndërruar.

Pas këtij momenti vendosëm të përballemi me zonjën dhe drejtohemi drejt pronës tjetër të përbashkët, dyqanit të Lavanderisë, që aktualisht drejtohet nga ish bashkëshortja për t’i kërkuar çelësat e rinj të banesës. Pas injorimit për disa minuta me radhë, sikurse të ishte inekzistent.

E ndërsa ballafaqimi mes tyre sa vjen e agravohet vendosim të ndërhyjmë për të dëgjuar edhe njëherë historinë konfliktuale mes tyre, kësaj here të rrëfyer nga vetë zonja.  Një tjetër pronë e përbashkët, të cilës janë ndërruar bravat është edhe lavanderia e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco