E reja shqiptare humb jetën në aksident, i dashuri tregon mesazhet e fundit që shkëmbyen

E reja shqiptare humb jetën në aksident, i dashuri tregon mesazhet e fundit që shkëmbyen

21:54, 24/11/2023
A+ Aa A-

Një vajzë 18 vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident në Greqi.

Teksa po kthehej nga puna, me kushërirën e saj që ndodhet tashmë në spital, jashtë rrezikut për jetën dy makina u janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë humbën jetën shqiptarja dhe një vajzë që ndodhej në mjetin tjetër të aksidentuar.

I dashuri i 18-vjeçares shqiptare, personi i fundit që e ka kontaktuar para aksidentit, ka treguar për ankthin që përjetoi ai dhe familja e vajzës, kur mësuan lajmin tragjik.

“I thashë natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli nga puna, doli për shëtitje me kushërirën e saj, më dërgoi një foto të fytyrës së saj dhe kaq. I dërgova mesazh, rashë në gjumë dhe nuk më tha kurrë natën e mirë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes. Ajo nuk e dinte se çfarë ndodhi, asgjë”, thotë i dashuri i 18-vjeçares shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Avenue Athinë-Souniou, në lartësinë e Varkizës, pak pas liqenit të Vouliagmenit, raportojnë mediet greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco