Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Detaje/ Të shtënat me armë zjarri, zbulohet lidhja mes kryebashkiakut të Peqinit dhe njërit prej autorëve

Detaje/ Të shtënat me armë zjarri, zbulohet lidhja mes kryebashkiakut të Peqinit dhe njërit prej autorëve

21:46, 24/11/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e mesditës në qytetin e Peqinit.

Burime pranë grupit hetimor kanë pohuar se ngjarja nuk ka qenë thjeshtë kalimtare, të njëjtat burime theksuan se ka pasur shkëmbim zjarri mes Leonard Elezit dhe Adriatik  Cekës të dy tashmë të shpallur në kërkim nga policia.

Në momentin e përplasjes me armë janë përdorur dy lloje një automatik model 56 si dhe një pistoletë, që nga këqyrja e pamjeve filmike shihet qartë se për gati 5 minuta mes dy personave të shpallur në kërkim ka pasur shkëmbim zjarri, ndërsa me fat kanë qenë disa kalimtarë të cilët kanë mundur të hyjnë tek një bllok pallatesh, i cili ndodhet pranë vendngjarjes.

Ndërkohë burime thanë se Leonard Elezi i ka dalë ne mbrojtje kunatit të tij kryebashkiaku i Peqinit i cili ishte duke u konfliktuar me shtetasin Adriatik Ceka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco