Arrestohen dy shqiptarët e akuzuar për vrasje në tentativë në Belgjikë, në kërkim një i tretë

Arrestohen dy shqiptarët e akuzuar për vrasje në tentativë në Belgjikë, në kërkim një i tretë

18:12, 24/11/2023
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë arrestuar pas nga njësitë speciale të policisë në Tervuren të Belgjikës, pasi ishin shpallur në kërkim sepse u përplasën me një automjet policie më herët.

Sipas mediave belge bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 28 dhe 50 vjeç, të cilët akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë.

2Të dy ndodheshin në makinën e cila u përplas me automjetin e policisë.

Përplasja ndodhi në Chaussée de Bruxelles në Crainhem efektivët e policisë ishin duke zhvilluar një ndërhyrje si pjesë e një hetimi në vazhdim.

Pas aksidentit, policia ka qëlluar drejt tyre me dy të shtëna. Automjeti që po ikte dhe dy nga pasagjerët e tij u kapën më pas pranë Tervurenit.

Një shqiptar i tretë u arratis, tha një zëdhënëse e prokurorisë, ndërsa gjatë operacionit u mobilizua edhe një helikopter i policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco