FOTO/ Aksidenti në Sarandë, plagosen 3 të mitur, njëri në gjendje të rëndë

FOTO/ Aksidenti në Sarandë, plagosen 3 të mitur, njëri në gjendje të rëndë

20:48, 21/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Stjar-Bajkaj në Sarandë.

Tre adoleshente të moshave 13, 14 vjeçare duke udhëtuar me një mjet ‘Benz’ kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua.

Menjëherë kanë shkuar në vend ambulancat e Sarandës dhe janë transportuar në urgjencën e Sarandës.

Adoleshentet janë me inicialet A. D., 14 vjeç, F. H., 13 vjeç dhe E. K., 14 vjeç, të tre të plagosur. Sipas të dhënave, adoleshentit me inicialet A. D., 14 vjeç është në gjendje shumë të rëndë.

Bluzat e bardha kanë bërë të ditur se, ai është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë, ndërsa nuk ka reagime.

Policia e Sarandës/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco