KAFE SHQETO/ Megaskandali në Kosovë, eksperti i sigurisë: KFOR po tregohet neglizhent!

10:32, 20/11/2023
A+ Aa A-

Për të folur për megaskandalin në lidhje me ushtarët e Kosovës të cilët blinin drogë nga banorët e vendit ku ato janë dislokuar ishte i ftuar në KAFE SHQETO, në SYRI.TV, eksperti i Sigurisë në Kosovë, Drrizan Shala.

Shala është shprehur ndër të tjera se në tensionet në Veri të Kosovës, KFOR është treguar neglizhent.

Shala: Komponeta ndërkombëtar  KFOR si komponent ekzekutiv i NATO-s në republikën e Kosovës, de facto që nga shpallja e pavarësisë tek ne e ka ulur intensitetin e gadishmërisë në raport me nevojat esenciale për të cilën është ky emision në republikën e Kosovës, për të garantuar integritetin terroterial të republikës së Kosovës , pra ky neglizhim de facto është përcjellur përsa i përket çështjes së aktivizimit jo të komponentës bazë siç është KFOR gjerman, amerikan, francez, italian por kryesisht është fokusuar në vende  të cilët më pak  ishin të involvuar dhe kishin më pak influencë në komponente ushtarake të NATO-s, pra armenët, gjeorgjianët, ukrainasit, pra ishin vende të cilat vinin nga ish-blloku sovjetik të cilët më pastaj është bërë një ngritje më e madhe në territorin e Kosovës, pra kjo tregon për një neglizhencë e cila de fakto është vërejtur më 28 maj ku patëm një sulm të drejtëpërdrejtë ndaj komponentëve ushtarake të KFOR në pjesën veriore ku patëm të lënduar, të plagosur nga ky incindent, mes grupeve kriminale të Beogradit dhe strukturave të KFOR sa i përket dhe rikthimit të sigurisë dhe qetësisë publike në atë pjesë.

Por njëkohësisht kjo çështje është tejkaluar dhe premisat aktuale të qenurit kontekst të sigurisë, ku më 24 shtator patëm një incident sa i përket tentativës për përmbysjen të rendit kushtetues ku pjesa përbërëse dhe faji kryesor mbetet tek kompanitw austriake tw KFOR e cila ishte neglizhencë sa i përket ruajtes së integritetit territorial që i përket Republikës së Kosovës në atë pjesë ku patëm rënie të policit tonë Afrim Bonjakut. Pra kjo dëshmon faktin për një komplicitet të vetin ku KFOR tani më do të duhet të ri-organizohet në kontekstin e asaj të rikthejë gadishmërinë dhe të bëhet më profesional se sa ishte deri më tani në këtë kohë që ishim duke biseduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco