Aksident i rëndë në Fier, 4 të plagosur përfundojnë në spital

21:52, 19/11/2023
A+ Aa A-

Aksident me pasojë plagosjen e katër shtetasve ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e rrugës nacionale Fier – Patos në vëndin e qujatur ‘Kthesa e Patosit.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se në këtë aksident automobilistik janë përfshirë automjetet tip Ford Focus me targa AB 864 DM dhe mjeti tjetër Benz me targa AB 500 EU

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët e kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ndodhjes së aksidentit  se cilat kanë qënë shkaqet e përplasjes së mjeteve  sikundër kanë shkuar edhe tre autoambulanca të urgjencës së spitalit rajonal Fier për të marr të plagosurit e për tu dhënë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e këtij spirali

Burime nga bluzat e bardha të spitalit rajonal Fier pohuan se kanë mbrritur 4 të plagosur që po u kryhen ekzaminimet por që në pamje të parë nuk duken të plagosur rëndë. 

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit" automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin G. G., 20 vjeç, banues në Belinë, Patos, është përplasur me automjetin tip "Ford" me drejtues shtetasin T. Rr., banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerët në mjetin tip "Ford", shtetasi I. Rr. dhe shtetaset Sh. Rr. dhe L. Rr., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco