Aksident me të vdekur në Kavajë

Aksident me të vdekur në Kavajë

20:54, 09/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Malit të Robit në Kavajë.

Burime zyrtare nga policia lokale, bëjnë të ditur se ka humbur jetën drejtuesi i një motori me inicialet F. D.

Kavajë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një  automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur  me një çiklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut  të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco