SYRI TV/ Arrestohet edukatorja Majlindja Dehima, dhjetra prindër dhe fëmije në protestë

20:51, 09/11/2023
A+ Aa A-

Arrestohet edukatorja Majlinda Dehima e cila dhunoi me vizore në kopësht vajzën 3 vjeçare. Ajo akuzohet nga prokuroria për keqtrajtim të të miturëve. Ndërkohë një numër i lartë prindërish kanë protestuar edhe këtë të enjte para Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Brendshme, ku akuzuan për dështimin e garantimit të sigurisë në kopshte dhe për fëmijët. Ata kërkuan marrjen e përgjegjësive për dhunën e të miturës dhe shtimin e kontrolleve në këto institucione arsimore.

SYRI TV

Me urdhër të prokurorisë, Policia e Tiranës ka arrestuar edukatoren Majlinda Dehima e cila dhunoi me vizore dhe shuplake vajzën 3 vjeçare  në kopshtin privat ‘Stinët’ në Tiranë. Ajo akuzohet per keqtrajtimi i te mitureve. Pamjet e publikuar ku edukatorja duket qe dhunonte vogelushen dhe fshehja e ngjarjes prej disa ditesh nga institucionet pergjegjese, ka trondituar opinionin publik. Kete te enjte kane vijuar protestat kunder dhunes ne kopesht ku nje numer i larte prinderish se bashku me femijet e tyre kane protestuar para ministrise se arsimit. Ata kërkuan drejtësi dhe marrjen e pergjegjesise nga institucionet duke kërkuar doreheqjen e ministres se arsimit. Te shqeAta kërkuan shtim te masave per garantimi e sigurise se femije duke nisur qe me testimin psikogji te edukatoreve.

Në protestë ishte edhe halla e vajzës e dhunuar e cila partie dhe një mesazh për prokuren e çështjes.

Më pas prindërit me të vegjlit e tyre, me pankarta në duar ‘mos më dhuno femijët’, protestuan para Ministrie së Brendshme.

Kujtojme qe ngjarja e rende ndodhi në 1 nëntor, dhe ajo u bë publike në 7 nëntor, vetëm pas denoncimit në media dhe publikimit të pamjeve ku edukatorja dhunon të miturën në kopësht.

Prindërit kanë denoncuar se ofoceri i policisë gjyqësore nuk referoi rastin edhe pse fëmija shkoi në spitalin e traumës me këmbën e thyer, ndërkohe disa efektive policis te komisariat numer 1 jane pezulluar dhe po hetohn nese kane marre ryshfet nga proneret e kopshtit. Nderkohe mbetet ende e paqarte se si eshte eshte thyer ne kopesht këmba e vogelueshes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco