Dhuna ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin pa licencë, Sari: Janë pezulluar 3 punonjës policie, shkak moskryerja e proçedurave të rregullta

Dhuna ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin pa licencë, Sari: Janë pezulluar 3 punonjës policie, shkak moskryerja e proçedurave të rregullta

09:13, 09/11/2023
A+ Aa A-

Gazetaja e kronikës në ‘Syri Televizion’ Bleona Sari, e ftuar mëngjesin e sotmë në ‘Kafe Shqeto’ solli edhe një herë në pah ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në një kopsht privat, ku shuplakat e ushtruar nga edukatorja ndaj të voglës 3-vjeçare i sollën asaj dëmtime të konsiderueshme në trup duke tronditur mbarë opinionin publik.

Sari u shpreh se janë pezulluar nga detyra një zëvëndës shef komisariati dhe dy specialistë sa i përket rastit së 3 -vjeçares pë shkak të mokryerjes së proçeduave të rregullta ashtu siç jo vetëm ligji, por mbi të gjitha ana morale i kërkon që të zbatohen.

Deklarata e saj:

Bleona Sari: ‘Muajt e fundit ne kemi raportuar ngjarje mjaft të rënda që në fokus kanë qenë  fëmijët që fatkeqësisht ose kanë mbetur të lënduar ose rasti i Brianit që ishte i tmerrshëm dhe ende nuk kanë mbaruar hetimet, familjarëve nuk po ju jepet ekspertiza mjeko-ligjore dhe është një luftë mes nesh dhe institucioneve.

Në fund të ditës efektivët që paguhen nga taksat e shqiptarëve për të ruajtur dhe pasur nën kontroll sigurinë e tyre dhe të fëmijëve duket se në fakt po manipulojnë ngjarjet.

 Lidhur me këtë rast në fakt nuk ka pasur asnjë tendencë  për ta fshehur ngjarjen pasi ajo dukej, ishte shumë e rëndë dhe në fakt si rrallëherë efetivët e Komisariatit numër 6 i kanë bërë të gjitha procedurat dhe ka pasur në fakt edhe ndihmë sa i përket foshnjes. 

Lidhur me ratin e fëmijës 3-vjeçar që i është thyer këmba është një ngjarje e rëndë aty ka pasur patjetër tendenca për manipulim të situatës.

Është pezulluar një zëvëndës shef komisariati dhe dy specialistë sa i përket rastiti së 3 vjecares. Të tre efektivët që janë pezuluar janë pëzulluar edhe më herët, pra nuk është hera e parë për shkak të moskryerjes të proçedurave të rregullta dhe në kohë ashtu siç rregulat edhe ligji i kërkon, por ta lëmë pas edhe ligjin e protokollin, të paktën për detyrë morale.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco