SYRI TV/ Treblova e Vlorës braktiset nga banorët, banorët: Rinia ka ikur, nuk ka perspektivë

15:31, 30/04/2024
A+ Aa A-

Fshatrat e Vlorës po boshatisen me shpejtësi për shkak të mungesës së investimeve, por edhe të pamundësisë së banorëve për të gjeneruar të ardhura për jetesë. Fshati Treblovë që ndodhet vetëm 13 kilometër nga qyteti dikur numëronte qindra familje, ndërsa tashmë në këtë fshat nuk kanë mbetur më shumë 50 të tilla. Banorët e kësaj zone thonë janë të detyruar të largohen pasi nuk kanë mundësi të marrin asnjë shërbim.

Syri tv

Mungesa e ujit dhe e energjisë elektrike, mungesa e një qendre shëndëtësore, infrastrukturë e dëmtuar, këto dhe të tjerë faktorë të cilët kanë ndikuar ndër vite në shpopullimin drastik të fshatit Treblovë.

Banorët e pakët të mbetur në fshatin Treblovë të Vlorës, ankohen për mungesë të shërbimit shëndetësor, në raste urgjencash ata detyrohen te zbresin ne Vlorë, por rruga që të çon në qytet është thuajse e pakalueshme.

Braktisja e fshatit duket edhe tek pakësimi i nxënësve në shkollën e fshatit Treblovë, dikur në fshat kishte qindra, ndërsa sot ka vetëm tre fëmijë që ndjekin shkollën fillore.

Nga 300 familje që jetonin dikur në këtë fshat sot kanë mbetur vetëm 50. Ndonëse fshati Teblovë është një destinacion turistik, qeveria nuk e ka vënë asnjëherë këtë fshat në axhendën e investimeve për ta zhvilluar të paktën në infrastrukturë. Megjithatë ka turistë të cilët përtej vështirësive ata vijojnë ta vizitojnë Treblovë duke u mahnitur me panoramën piktoreske që të ofron ky fshat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco