SYRI TV/ Si u ‘fal’ plagosja e drejtorit nga burri i ministres, prokuroria nuk merr për bazë denoncuesin

15:46, 30/04/2024
A+ Aa A-

Syri Tv siguron dosjen e plotë, se si Policia dhe Prokuroria falën plagosjen për shkak të detyrës të drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive nga bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Fillimisht prokuroria ka ndryshuar kategorizimin e krimit, duke marrë për bazë dëshmitë e Andri Ibrahimaj dhe jo të viktimës, ndërsa rrëzoi sulmin për shkak të detyrës duke marrë për bazë dëshminë e shokut të Ibrahimajt, i cili ishte edhe molla e sherrit pasi kërkonte të riemërohej në postin e zv. drejtorit, por ishte refuzuar. Sipas prokurorisë sulmi nuk mund të quhet për shkak të detyrës, pasi nuk ishte në zyrë në momentin e konfliktit, e madje shkon më tej duke i kujtuar Drejtorit se ai mund të akuzohet për fyerje se ka sharë ministren Delina Ibrahimaj.

Syri tv

Syri Televizon ka siguruar dosjen e Prokurorisë së Tiranës, e cila në mënyrë skandaloze ka mbyllur ëështjen në ngarkim të burrit të ministres, Delina Ibrahimaj, Andrin Ibrahimaj. Në mënyrë skandaloze Prokuroria e Tiranës, e cilëson goditjen e Erik Koshajt jo si goditje për shkak të detyrës. Institucioni i akuzës së kryeqytetit, nuk merr për bazë dëshminë e denoncuesit Erik Koshaj por të bashkëshortit të ministrises, shokut të tij, Olsi Mëneri dhe një bisedë të vjehrrës së Ibrahimajt me Erik Koshajn. Sipas argumentit të prokurorisë ngjarja nuk mund të regjistrohet si ‘Goditje për Shkak të Detyrës’ pasi nuk ka ndodhur në vendin e punës të Erik Koshaj por ka shkuar ky i fundit atje ku ndodhej Andrin Ibrahimaj.

Në rastin konkret nga provat e administruara në fashikullin hetimor nuk rezulton se ndodhemi para veprës penale "Goditje për shkak të detyrës" e parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal. Nga provat e administruara në fashikullin hetimor, rezulton se në datën 20.11.2023, rreth orës 09:30, në rrugën “Tefta Tashko-Koço" përballë lokalit "Te Bacja", që administrohet nga shtetasi Andri Ibrahimaj, kallëzues Eri Koshaj është konfliktuar fizikisht me shtetasin Andri Ibrahimaj (personi i kallëzuar), ku si pasojë e goditjeve Eri Koshaj ka pësuar dëmtime në trup që hyjnë në kategorinë e dëmtimeve deri në 9 ditë. Konflikti fizik midis këtyre shtetasve dhe goditjet nuk rezultojnë të jenë kryer për shkak të detyrës, pasi 1. Së pari shtetasi Eri Koshaj në momentin që ka ndodhur konflikti, nuk ka qenë në kryerje e sipër të detyrës së tij. Së dyti ka qenë shtetasi Eri Koshaj i cili ka shkuar përballë lokalit “Te Bahçja” që administrohet nga shtetasi Andri Ibrahimaj dhe konflikti fizik ndërmjet tyre ka ndodhur përballë lokalit dhe jo pranë vendit të punës së shtetasit Eri Koshaj.

Dy standardet e prokurorisë së Tiranës, duken qartë kur thotë se ka administruar disa biseda të Erik Koshajt me vjehrrën e Delina Ibrahimajt, ku vjehrra e Ibrahimaj pretendon se Koshaj i ka ofenduar nusen. Mbi bisedën e mamasë së tij është mbështetur dhe dëshmia e Andrin Ibrahimaj dhe argumentimi i Prokurorisë së Tiranës.

Sipas shtetasit Andri Brahimaj, ky i fundit e ka goditur shtetasin Eri Koshaj, për shkak se ai e ka ofenduar rëndë nga bashkëshortja. Ky motiv i konfliktit fizik konfirmohet edhe nga bisedat e regjistruara në ëhats up të zhvilluara ndërmjet shtetases Teuta Rino (nëna e Andri Ibrahimaj) dhe shtetasit Eri Koshaj. Motivi i pretenduar nga ana kallëzuesit Eri Koshaj, se është goditur për shkak të detyrës, për arsye se shtetasi Olsi Mëneri, shok i Andri Ibrahimaj, ishte shkarkuar nga detyra në Institucionin që drejton Eri Koshaj, përveç deklarimeve të dhëna nga kallëzuesi nuk rezulton të jetë i mbështetur në prova të tjera. I pyetur në lidhje me këtë ngjarje, shtetasi Olsi Mëneri ka mohuar që të jetë ankuar tek shtetasi Andri Ibrahimaj për largimin e tij nga detyra, apo të ketë shtyrë atë që të konfliktohej me shtetasin Eri Koshaj.

Por kontradikta e madhe e prokurorisë së Tiranës qëndron se për dëshminë e Andrin Ibrahimajt dhe argumentimin për mbylljen e cështjes ka marrë për bazë bisedën e nënës së tij Teuta Rino me Erik Koshaj. Por në një tjetër bisedë, sipas vetë prokurorisë, midis Erik Koshit dhe Teuta Rinos vjehrra e Delina Ibrahimajt, duket qartë ndërhyrja për Olsi Mënerin.

Biseda ambientale e regjistruar nga vetë shtetasi Eri Koshaj e kryer me shtetasen Teuta Rino, nëna e Andri Ibrahimaj, duket se është kryer në një ambjent publik kafene. Nga bisedat dy personat flasin për një person të tretë Olsi ku duket se të dy e njohin shumë mirë dhe gruaja e këshillon Eri Koshajn që: “Olsin do ma mbash mirë”. Në lidhje me këto biseda nuk vërtetohet data se kur është kryer regjistrimi i tyre.

Por kalvari i Erik Koshit nuk mund të mbarojë këtu. Prokuroria e Tiranës, pasi e ka mbyllur cështjen duke mos e konsideruar si goditje për shkak të detyrës, i ka lënë mundësinë e artë Andrin Ibrahimajt, që ta padisë për fyerje ndaj bashkëshortes së tij Delina Ibrahimaj, Eris Koshajn. Në mënyrë të cuditshme, Prokuroria nuk ka arritur të provojë goditjen për shkak të detyrës, por ka arritur me bisedwn të vërtetojë fyerjen.

Ndërsa fyerjet e pretenduara nga ana e shtetasit Andri Ibrahimaj, që janë kryer ndaj bashkëshortes së tij, hyjnë në fushën e veprimit të veprës penale “Fyerja” e parashikuar nga neni 119 i Kodit Penal. Për sa më sipër ndjekja penale për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Fyerja”, mund të fillojë vetëm me kërkesën në gjykatë të viktimës akuzuese.

Skandali i konfliktit të bashkëshortit të Delina Ibrahimajt me vartësin e gruas së tij, përfshiu dhe Policinë e Shtetit dhe atë të Tiranës. Policia e Tiranës sipas verifikimeve të bëra nga Syri Televizion fshehu këtë ngjarje të rëndë por dhe lejoi burrin e Delina Ibrahimajt të arratisej nga Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco