Antimafia italiane e shqetësuar/ Gratieri: Shqipëria me sistem drejtësie të korruptuar dhe mafian e dytë më të fuqishme në Evropë pas Ndrangheta-s

Antimafia italiane e shqetësuar/ Gratieri: Shqipëria me sistem drejtësie të korruptuar dhe mafian e dytë më të fuqishme në Evropë pas Ndrangheta-s

22:57, 08/11/2023
A+ Aa A-

Prokurori i Antimafias Nicola Gratteri ka komentuar marrëveshjen mes Ramës dhe Melonit për të strehuar në Shqipëri emigrantët që synojnë brigjet e Italisë.

Prokurori i Antimafias ka thënë në një intervistë për median italiane ''La7'' se Shqipëria është një vend me korrupsion të lartë dhe ka një sistem drejtësie gjithashtu shumë të korruptuar dhe të dobët. Çështja  e emigrantëve lidhe edhe me mafien, dhe mafia shqiptare është e dyta më e fuqishme në Evropë pas 'Ndrangheta", është shprehur Gratieri.

I pyetur nga Lili Gruber nëse dërgimi në Shqipëri i emigrantëve do të fuqizonte mafien shqiptare, e cila e ka biznes të fuqishëm trafikimin e qënieve njerëzore Gratteri tha se rreziku ekziston. 

Intervista e plotë: 

- Rreth marrëveshjes së Italisë së Giorgia Melonit dhe Shqipërisë për emigrantët. 
Duke qenë që ju për mafien, dhe rrezikshmërinë e mafies shqiptare flisni dhe shkruani prej shumë vitesh dhe ku vetë antimafia, mes të tjerash, thotë se emigracioni klandestin dhe trafikimi i qënieve njerëzore është në bizneset kryesore të mafies shqiptare...a rrezikojmë ne ndonjë gjë përmes  marrëveshjes së këtij lloji me këtë Shqipëri? 

- Këtë nuk e di dhe as mund ta parashikoj që tani. Unë mund të them dhe e përsëris prej vitesh që problemi i emigracionit në këndvështrimin e spostimit fizik duhet studiuar që nga jugu i shkretëtirës. Dmth nga shtetet prej ku nisen emigrantët. 

- Dmth nga jugu i Saharasë?

- Për fat të keq, në vitet e shkuara, nuk janë dërguar shërbimet sekrete poshtë shkretëtirës, shërbimet që merren me sigurinë jashtë vendit, që të shkojnë atje dhe të kontrollojnë  se kush organizon kalimin nëpër shkretëtirë. Kjo është puna që duhej bërë. Në momentin që këto emigrantë mbërrijnë në brigjet e Afrikës, herët a vonë do ti kalojnë kufinjtë e Mesdheut apo ngushticën e Gilbraltarit ose kanalin e Siçilisë e kështu do mbërrijnë këtu. Duhej të shkohej atje...

- Sipas jush, Georgia Meloni a bëri mirë që firmosi një marrëveshje të këtij lloji me Shqipërinë për emigrantët?

- Duhet të shohim si do jetë...çfarë do të ndodhë. Nuk mund të di unë çfarë do të ndodhë. Unë mund t'ju them, mund t'ju flas për mafien shqiptare dhe mafia shqiptare është e dyta në Europë, pas Ndrangetas. Mafia shqiptare është shumë e fortë dhe kujdes se nuk kemi të bëjë me një mafie që merret me vjedhje vilash, por ne shohim një bashkëpunim të aktiviteteve me Ndrangetan në pyjet e Amazonës  duke blerë kokainë me shumicë. E shohim tek nënkontrakton transportimin me maqedonasit. Mafia shqiptare është shumë e fortë në Veri të Europës dhe është një mafie e fortë brenda Shqipërisë, sepse vetë Shqipëria është një vend i korruptuar dhe një vend i dobët në këtë këndvështrim. Po kështu edhe në pikëpamjen e gjyqësorit. Prezenca e Italisë në Shqipëri nuk është një fakt i sotshëm. Për më shumë se 10 vite, helikopterë të 'Guardia di Finanza' përdoren në Shqipëri për të kontrolluar kultivimet e marjuanës në vend.

- Më përpara ne nuk kemi nxjerrë asnjëherë emigrantët drejt një vendi që nuk bën pjesë në BE?

- Jo, kjo është diçka e padëgjuar më përpara. 

- Por a është ky njé preokupim edhe për ju e kolegët tuaj sepse, me sa duket, ngarkesa e punës do të shtohet shumë. Mes kërkesave për mbajtjen e emigrantëve në qendrat shqiptare, kërkesave  për të drejtën për azil të cilat nuk janë pranuar ?

- Po, kjo sigurisht që po. Kush do të ketë para, do të tentojë të bëjë kërkesë për të qëndruar në territorin italian dhe për të dalë nga qendrat e pritjes së emigrantëve. Sigurisht që po!


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco