Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

SYRI TV/ Protesta e opozitës, policia vijon presionin ndaj protestuesve

14:28, 01/05/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës vijon presionin ndaj protestuesve të opozitës që u mblodhën para bashkisë së Tiranës. Për protestën e së martës sërish janë proceduar në gjendje të lirë, 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Sipas policisë ata kanë prishur qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Nga SYRI TV

Policia e Tiranës vijon përndjekjen dhe presionin ndaj protestuesve të opozitës që mblidhen për të protestuar para bashkisë së Tiranës. Për protestën e së martës, policia e kryeqytetit ka proceduar në gjendje të lirë 3 persona. Klodian Korriku, Selaudin Gordani dhe Arben Qordja janë proceduar  për “Prishje të qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit”.

Uniformat blu të kryeqytetit po ashtu kanë shpallur në kërkim dhe 3 persona të tjerë. Ata akuzohen për “Prishje të qetësisë publike”, “Shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrim të pronës me zjarr” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Për të proceduarit në gjendje të lirë dhe të shpallurit në kërkim, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës.

Edhe në protestën e së martës, u vu re një numër i madh efektivësh policie. Përveç atyre me uniformë, mes protestuesve ishin dhe punonjës policie civilë, të cilët filmonin dhe fotografonin.

Përfaqësues të opozitës në çdo protestë i kanë bërë thirrje policisë që të heqë dorë nga këto veprime dhe të mos ushtrojë presion ndaj protestuesve.

Aleanca për Teatrin dhe Partia Demokratike kanë lajmëruar që protesta e radhës para bashkisë së Tiranës do të jetë të martën tjetër në orën 11.00.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco