EMRAT/ ‘Call center gjatë natës’/ Mashtronin të huajt për investim në bursa, pranga 8 personave

EMRAT/ ‘Call center gjatë natës’/ Mashtronin të huajt për investim në bursa, pranga 8 personave

12:05, 08/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona që punonin në dy call centera në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, këta punonjës dyshohet se pastronin të ardhurat e fituara nga mashtrimet nëpërmjet bizneseve të tyre apo të të afërmve.

“Të dyja subjektet ekonomike dhe 75 punonjës të gjetur në to, të paregjistruar në organet tatimore”, raportojnë blutë. Mësohet se janë sekuestruar 13500 euro, një automjet luksoz, prodhim i viteve të fundit, 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, 2 servera, 2 DVR dhe disa blloqe shënimesh. Të gjitha këto të regjistruara në emër të 8 personave të kapur.

Mesohet se emrat e të arrestuarve janë: Eni Sula, Emiljano Paja, Mario Sota, Erjon Hoxha, Alma Haruni, Saimir Brakaj, Fjoralba Hoxha dhe Erjona Murrizi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ëorld Clock”, për zbulimin e 2 call centerave, në kryeqytet, ku mashtroheshin kryesisht gjatë natës, shtetas nga disa kontinente, që të investonin në tregje fiktive. Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të një hetimi proaktiv, 6-mujor, të iniciuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Arrestohen 8 shtetas, bashkëpronarë dhe punëtorë në 2 subjektet call center, të cilët dyshohet se i pastronin të ardhurat e përfituara nga mashtrimet, nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të të afërmve. Të dyja subjektet ekonomike dhe 75 punonjës të gjetur në to, të paregjistruar në organet tatimore.

Sekuestrohen 13 500 euro, një automjet luksoz, prodhim i viteve të fundit, 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, 2 servera, 2 DVR dhe disa blloqe shënimesh, me emrat e shtetasve të mashtruar.

Si rezultat i hetimeve të ndjekura për rreth 6 muaj, me metoda proaktive, nga strukturat e Policisë, në qendër dhe në qarqet Tiranë dhe Gjirokastër, në bazë të procedimit penal nr. 471, të vitit 2023, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Ëorld Clock”.

Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga shtetasit: E. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, E. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, M. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. H., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, A. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, S. B., 35 vjeç, banues në Vlorë, F. H., 27 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. M., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, nëpërmjet 2 subjekteve ekonomike call center, të paregjistruara, në kryeqytet (me administrator shtetasin E. S. dhe me bashkëpronar shtetasin E. P.), mashtronin shtetas nga disa kontinente, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneronin nga kjo veprimtari kriminale, këta shtetas i pastronin nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të të afërmve.

Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 75 punonjës të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 500 euro, një automjet luksoz, prodhim i viteve të fundit, 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, 2 servera, 2 DVR dhe disa blloqe shënimesh, me emrat e shtetasve të mashtruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco